Përzieni pastën e dhëmbëve me urinë për të kuptuar nëse jeni shtatzënë - Gazeta Express
string(70) "perzieni-pasten-e-dhembeve-me-urine-per-te-kuptuar-nese-jeni-shtatzene"

Shneta

Gazeta Express

23/01/2023 10:14

Përzieni pastën e dhëmbëve me urinë për të kuptuar nëse jeni shtatzënë

Shneta

Gazeta Express

23/01/2023 10:14

Testet e shtatzënisë mund të kushtojnë, dhe ka njerëz të cilët ose nuk kanë para të shpenzojnë para në teste të tilla, ose nuk ndihen rehat të futen në farmaci për të kërkuar një test të tillë, prandaj kërkojnë alternativa tjera.

Një video në ‘YouTube’ demonstrohet se si pasta e dhëmbëve mund të shfrytëzohet si test i shtatzënisë.

Lexo Edhe:

Videoja, e cila është shpërndarë shumë në internet, tregon se si një person e përzien pastën e dhëmbëve me urinë dhe e pret kombinimin të merr ngjyrë të kaltër dhe me shkumë – pra kjo tregon se jeni shtatzënë.

Videoja sugjeron se kjo metodë shtëpiake është e njëjtë me atë të një testi farmaceutik të shtatzënisë, dhe se tregon rezultate brenda tre minutave.

Megjithatë, ekspertët kanë treguar se nuk ka ndonjë bazë shkencore për detektimin e shtatzënisë përmes përzierjes së urinës me pastë të dhëmbëve. /Telegrafi