Një automobilist 24-vjeçar nga Italia ka shkelur frenat në vend se të shtypte gazin, duke hyrë në autostradën A1 në Würenlos të Kantonit Aargau, shkruan azonline.ch.
Kjo ka shkaktuar një përplasje me makinën që vinte nga pas. 24-vjeçari dhe shoferi 58-vjeçar nga Kosova në makinën që ishte mbrapa tij kanë pësuar lëndime të lehta dhe mesatare, transmeton Albinfo.ch.
Të dy të aksidentuarit janë dërguar në spital nga një autoambulancë, ka njoftuar të dielën policia e kantonit Aargau.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën, pak para orës 13 të pasdites në korsinë e shpejtë në Würenlos në drejtim të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Konkretisht, përplasja u shkaktua në çastin kur shoferi i përparmë kishte bërë një ndalesë emergjente.
Sipas policisë, dëmi material arrin në disa mijëra franga. Nga pikëpamja e policisë, shkaktar për aksidentin ishte drejtuesi i mjetit përpara – për shkak të gabimit në drejtimin e makinës.