Përvjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut - Gazeta Express
string(51) "pervjetori-i-lindjes-se-gjergj-kastriot-skenderbeut"

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 14:50

Përvjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 14:50

Sot ne 617 vjetorin e lindjes se heroit kombëtar, sjellim njërën prej poezive më emblematike të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Portreti i Skënderbeut

Lexo Edhe:

Si ditë e plotë ai shtjellej

Me re dhe erë përmbi atdhe.

Një emër Gjergj e kish si diellin

Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye

Emblemë e vjetër e çuditeshme

Sikur ta dinte që mes brirëve

Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri

Njëzet e katër vdekje theu

Çka mangut linte ditën Gjergji

Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë

Në mijëra varre ata u shtrinë

Gjithçka të shumtë ai e pati

Të vetme kish veç Shqipërinë

Ismail Kadare

/Gazeta Express