Shekerinska: Me NATO-n i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë - Gazeta Express
string(64) "shekerinska-me-nato-n-i-vendosem-vulen-shtetesise-dhe-pavaresise"

Gazeta Express

20/02/2020 12:29

Shekerinska: Me NATO-n i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë

Gazeta Express

20/02/2020 12:29

Nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në emisionin “Top tema” tha në televizionin Telma tha se “me anëtarësimin në NATO, siguria jonë është e garantuar, tani jemi nën çadrën që mbron një miliardë njerëz dhe tani duhet të shkojnë drejt qëllimit të dytë, anëtarësimi në BE”, përcjell GazetaExpress.

Rruga në të cilën nisëm, thotë Shekerinska, ofron perspektivë dhe siguri më të madhe.

Lexo Edhe:

“Me anëtarësimin në NATO i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE para 27 viteve ka folur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por sipas Sheqerinskës, kjo parti bëri gjithçka që të bllokojë anëtarësimin në NATO.

“Duhet të them se anëtarësimi në NATO nuk është për shkak të askujt, por vet e siguruam dhe se rruga në të cilën jemi nisur ofron perspektivë dhe siguri më të madhe. S’dua të besoj në tezën e një anëtare të Komitetit Ekzekutiv të ANTO-s se NATO nuk na duhet për shkak se do të bëjmë aleancë me Serbinë”, u shpreh ajo./GazetaExpress/B.Lika/