Përurohet renovimi i Klinikës Onkologjike, Kurti: U investuan 600 mijë euro - Gazeta Express
string(73) "perurohet-renovimi-i-klinikes-onkologjike-kurti-u-investuan-600-mije-euro"

Përurohet renovimi i Klinikës Onkologjike, Kurti: U investuan 600 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 10:29

Sot është përuruar renovimi i Klinikës Onkologjike në Prishtinë, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti në fjalën e tij tha se në këtë klinikë u investuan 600 mijë euro, ku tani shërbime më të mira do të kenë pacientët e punë më të lehtë mjekët e infermierët.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, Kurti tha se dallimi kryesor, e që u bënë përshtypje të gjithëve, është thyerja e tavanit e që është ngritur për 30 centimetra, si dhe tani klinika ka pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim.

“Kisha kënaqësinë që të vizitoj Klinikën e Onkologjisë, në të cilën kemi një investim subsatncial, prej rreth 600 mijë eurove, që i ka transferuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës, por para së gjithash e mbi të gjitha për pacientët, në këtë këtë klinikë kaq të nevojshme dhe të dobishme”, tha Kurti.

“I kanë pasur 45 shtretër, tash i kanë 60 shtretër dhe së shpejti do të jenë 110 shtretër. Përveç kësaj me akselerator e ri, të cilin e kemi instaluar, lista e pritjes është zero, pra nuk ka pritje, akselerator pat kushtuar 1 milion e 444 mijë euro”.

“Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës është duke shkuar shumë mirë, dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar”.

“Barnat janë të shtrenjta, e është fakt i mirë që buxheti është rritur nga 8 milionë në 13 milionë. Që tri vite lista e barnave nga 24 milionë euro, është rritur me buxhet 60 milionë euro”.

“Në dy rezonanca magnetike që kemi pasur në 20 vjet, për vetëm tri vitet e fundit i kemi edhe tri të reja”.

“Ajo çfarë besoj iu ka bërë përshtypje të gjithëve, nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë, ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur përjashta edhe pse kjo nuk ka qenë në kontratë, pro brenda ajo që e bën dallimin kryesor, edhe unë po nuk kisha qenë nuk e kisha ditur në cilën klinikë jam, është fakti që është thyer tavani dhe është ngritur për 30 centimetra, dhe jo vetëm kaq, por ka edhe pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim. Prandaj kjo është një ditë shumë e bukur për qytetarët e Republikë së Kosovës”.

Po ashtu Kurti falëndroi të gjithë mjekët e infermierët për përkushtimin e tyre në punë të palodhshme.