Përurohet palestra dymilionëshe në Deçan - Gazeta Express
string(40) "perurohet-palestra-dymilioneshe-ne-decan"

Gazeta Express

20/10/2020 11:27

Përurohet palestra dymilionëshe në Deçan

Gazeta Express

20/10/2020 11:27

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Sportit Vlora Dumoshi e kanë përuruar sot një palestër të sportit në Deçan, e cila ofron kushte për zhvillimin e ndeshjeve vendore dhe ndërkombëtare në basketboll dhe hendboll.

Pas tri fazave punimi dhe me një kosto prej 2 milionë eurove, palestra e cilësuar moderne në Deçan është e gatshme për organizimin e ndeshjeve të basketbollit dhe hendbollit, njofton ministrja Dumoshi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sot, me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti vizituam Deçanin ku bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtorë përuruam palestrën e sportit në Deçan, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në një njoftim të Dumoshit në Facebook.

Dumoshi shtoi: “Projekti ka kaluar nëpër tri faza të punimeve dhe kap vlerën totale prej 2,000.000 €. Është ndër palestrat më moderne e që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare sipas kritereve të Federatës Botërore dhe Evropiane të Hendbollit (IHF dhe EHF)”.

“Po ashtu plotëson të gjitha kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Basketboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duke i plotësuar të gjitha kriteret e FIBA-s”, njoftoi ajo.

 “MKRS-ja ka mbështetur vazhdimisht projekte nëpër tërë Kosovën të cilat kanë për synim rregullimin e infrastrukturës sportive. Qeveria Hoti dhe MKRS në vazhdimësi po angazhohen që edhe projekte tjera të ngjashme të shohin dritën sa më shpejtë, konform rregullave dhe kritereve kombëtare e ndërkombëtare”, nënvizoi ajo. /Gazeta Express/