Përurohet busti i Albright-it në Prishtinë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:10

Në këto çaste po përurohet në Prishtinë busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, raporton Gazeta Express.

Në Prishtinë, afër monumentit të Newborn-it, për nder të 20-vjetorit të çlirimit, po bëhet përurimi i bustit të Albright, e cila mbante pozitën si sekretare në kohën kur u dha urdhri për bombardimin e Serbisë.

Albright, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe së bashku kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart