Personi që udhëtoi në kohë, e përshkruan botën pas 200 vjetësh: “Ka dinozaur dhe mposhtemi nga robotët”


Gazeta Express
20 Mars 2019 18:53

”Udhëtuesi në kohë prej vitit 2300” pa dinosaur në të ardhmen- pretendim shokues.

Një njëri që vetëdeklarohet si udhëtues në kohë nga viti 2300, në mënyrë të çuditshme pretendon që ka parë dinozaur në të ardhmen e largët, ndër të tjera zbulime të tjera shokuese, shkruan Express britanik, transmeton Gazeta Express.

”Udhëtuesi”, i cili e fsheh identitetin e tij për arsye sigurie, pretendon të ketë udhëtuar 191 vite në të ardhmen.

Duke folur nga një lokacion i panjohur brenda shtetit të Serbisë, ai identifikoi veten me vetëm Roman.

Roman pranoi të fliste pasi kishte kontaktuar me hetuesit e aktiviteteve paranormale që drejtojnë kanalin në Youtube ApexTV.

Ai bën pjesë në një listë të gjatë të personave anonim që pretendojnë të jenë vizitues nga e ardhmja apo edhe e kaluara.

Ndërkohë në vitin 2300, udhëtuesi thotë që bota është e dominuar nga ”teknologjia e lartë” dhe ka një ”të ardhme robotike”.

Intelegjenca e zhvilluar artificiale dhe makinat fluturuese do të jenë normale 200 vite prej tani por gjithashtu gjithçka duket që të jetë e mbuluar me bari, që nga shtëpitë deri tek rrugët dhe veturat.

Romani ”udhëtuesi në kohë” thotë që :”Papritur dëgjuam një hungërimë, një zë shumë të madh. Kur u kthyem ne pamë një krijesë gjigande mistike .Ishte një dinosaur, më i gjatë se 100 metra, mund të ndieja në stomak çdo lëvizje të atij përbindëshi.”

”Prandaj ne vrapuam dhe u fshehëm pas ca drunjëve, por edhe aty kishte shumë dinosaurë.Jo aq të mëdhenj sa i pari por ishin të shumtë në numër dhe shumë afër neve.”

Gjithsesi, përkundër këtyre pretendimeve bizare, jo të gjithë që e panë rrëfimin e Romanit ishin bindur nga storia e tij.

Videoja, që është vënë në Youtube, pranoi shumë kritika dhe akuzime se ishte e kurdisur, një mashtrim dhe shumë e pabesueshme. /Express/

Përktheu: Përparim Leka

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart