Personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë - Gazeta Express
string(62) "personat-qe-pertojne-te-zgjohen-nga-gjumi-jane-me-inteligjente"

Gazeta Express

10/07/2020 9:34

Personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

Gazeta Express

10/07/2020 9:34

Joshja për ta vazhduar gjumin dhe ndoshta për ta marrë pushim në punë është diçka me të cilën jemi përballuar të gjithë, por shumica e luftojmë atë.

Asgjë e mirë nuk vjen nga dembelia, e veçanërisht kur shumica e njerëzve në atë kohë janë duke u bërë gati për ta filluar ditën.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ka një gjë të mirë nëse veç nuk jeni person i mëngjesit… shkenca sugjeron se kjo mund të jetë shenjë e inteligjencës.

Studimi britanik na thotë t’i analizojmë paraardhësit tanë. Sipas hulumtuesve, shekuj më parë njerëzit kanë fjetur herët dhe janë zgjuar herët.

Kjo normë ka qenë pjesë e njerëzve qysh prej fillimit. Por, për kohët e sotme, ekspertët thonë se njerëzit që nuk duan ta fillojnë ditën herët thjesht mund të jenë më mirë të përshtatur për jetesën moderne. Kjo vetvetiu është shenjë e inteligjencës.