Personat që konsumojnë rregullisht çaj nuk rrezikohen nga depresioni - Gazeta Express
string(68) "personat-qe-konsumojne-rregullisht-caj-nuk-rrezikohen-nga-depresioni"

Personat që konsumojnë rregullisht çaj nuk rrezikohen nga depresioni

Gazeta Express

23/01/2020 14:12

Shumë studime të bëra kanë sugjeruar që ekziston një lidhshmëri në mes të depresionit dhe konsumimit të çajit. Tani, një studim i ri ka ka zbuluar saktësisht efektet e çajit në lidhje me depresionin.

Në bazë të studimit të fundit, të bërë nga “National University of Singapore” në Shangai ekziston një lidhje e fortë në mes të çajit dhe nivelit të depresionit sidomos tek moshat mbi 60 vjeç.

Lexo Edhe:

Në këtë studim u analizua stili i jetesës tek disa pjesëmarrës, duke përfshirë këtu sa shpesh konsumojnë çaj, cigare, alkool apo bëjnë aktivitete fizike. Në mesin e këtyre faktorëve, ata kanë ardhur në përfundim se një rol të madh për depresionin e luan edhe konsumimi i çajit.

Ndikimi më i madh i çajit në reduktimin e depresionit ishte vërejtur tek konsumuesit meshkuj mbi moshën 60-vjeçare.  

Në këtë studim ne kemi vërejtur se personat, që konsumojnë çaj rregullisht kishin edhe funksione më të mira psikike dhe kognitive, ishin më të shoqërueshëm dhe më të prirë për të konsumuar alkool.

Ekspertët tregojnë se çajrat më të shëndetshëm, që preferohet të konsumohen janë: çaji i zi, i gjelbër, si dhe në përgjithësi çajrat bimorë. /Express