Personat e vetmuar janë 3 herë më të rrezikuar nga vdekja e hershme - Gazeta Express

Personat e vetmuar janë 3 herë më të rrezikuar nga vdekja e hershme

Ballina

Gazeta Express

05/11/2019 13:16

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, dhe janë të vetmuar janë shumë më të rrezikuar të vdesin më herët, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Personat, të cilët nuk shoqërohen me njerëz të tjerë janë më të rrezikuara të vdesin më herët, në krahasim me ata, që socializohen. Autorët e këtij studimi kanë thënë se vetmia, ka një efekt të ngjashëm me obezitetin në raport me sëmundjet e zemrës.

Në studimin e bërë së fundmi, pacientët që vuajnë nga këto sëmundje janë pyetur për shëndetin e tyre mental, mirëqenien psikologjike, si dhe aktivitetin fizik që ata bëjnë. Pacientët, të cilët jetonin vetëm dhe nuk shoqëroheshin me njerëz ishin më të prirë të vuanin nga ankthi, depresioni dhe të kishin një kualitet të ulët të jetës.

Këto gjetje janë publikuar në revistë “Heart”. /Express