Përleshje në afërsi të Pallatit të Rinisë një person theret me thikë, dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri - Gazeta Express
string(110) "perseri-perleshje-ne-afersi-tee-duplexit-nje-person-theret-me-thike-dyshohet-edhe-per-te-shtena-me-arme-zjarri"

Përleshje në afërsi të Pallatit të Rinisë një person theret me thikë, dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri

Gazeta Express

18/02/2020 9:57

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në afërsi të Pallatit të Rinisë po dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Po ashtu, janë përdorur edhe mjetet e ftohta, ku si pasojë, një person ka marrë lëndime, raporton Gazeta Express.

Festimet për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk kanë kaluar pa incidente.

Lexo Edhe:

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në afërsi të Pallatit të Rinisë Prishtinë ka ndodhur një tentim-vrasje.

Rastin për Express-in e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se policia është në kërkim të tre personave të dyshuar për këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thikë) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia i ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka treguar Ahmeti./ Gazeta Express.