Përsëri Lukaku, e dyfishon epërsinë e Interit kundër Sassuolos


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 13:25

Interi është duke e mposhtur 3:1 Sassuolon pas pjesës së parë të ndeshjes së Serie A në Mapei Stadium.

Romelu Lukaku shënoi për 3:1 nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi Lautaro Martinez u ndal me faull paraprakisht, raporton Gazeta Express.

Për Lukakun, ky ishte goli i dytë në këtë takim, ndërsa golin e parë për zikaltrit e shënoi Martinez.

Golin e Sassuolos e shënoi Domenico Berardi.  

Te fundit


Kthehu lart