Përsëri kapet drogë në rajonin e Tetovës, arrestohen dy perosna


Gazeta Express
21 Gusht 2019 12:21

Në orët e hershme të mëngjesit zyrtarët policorë nga Sektori për punë të Brendshme Tetove në fshatin Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria 24 vjeçarin me inicialet M.I nga Bogovina.

Gjatë kontrollit në veturën e M.I, zyrtarët policorë kanë gjetur marijuhanë. 24 vjeçari është ndaluar në stacionin policorë në Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj M.I do të ngritët padi adekuate.

Gjithashtu zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Zherovjan rreth orës 02:15 pas mesnate kanë privuar nga liria 33 vjeçarin me inicialet D.Sh nga fshati Negotinë.

Zyrtarët policorë gjatë kontrollit tek 33 vjeçari është gjetur kokainë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 33 vjeçarit do të ngritët kallëzim adekuat.

Te fundit


Kthehu lart