Përpunuesit e qumështit priten sot në takim nga kryeministri Hoti - Gazeta Express
string(65) "perpunuesit-e-qumeshtit-priten-sot-ne-takim-nga-kryeministri-hoti"

Përpunuesit e qumështit priten sot në takim nga kryeministri Hoti

Gazeta Express

29/09/2020 7:29

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të takohet me përpunuesit e qumështit.

Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit do të mbahet në orën 09:00.

Lexo Edhe:

E përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.