Përpos referimit, Llapi me akuza ndaj FFK-së, kërkon takim me klube - Gazeta Express
string(65) "perpos-referimit-llapi-me-akuza-ndaj-ffk-se-kerkon-takim-me-klube"

Përpos referimit, Llapi me akuza ndaj FFK-së, kërkon takim me klube

Sport

Gazeta Express

14/12/2024 20:48

Llapi ka publikuar një komunikatë për media, ku është ankuar për referim të njëanshëm, por nuk ka lënë pa përmendur edhe gjëra të tjera.

Në komunikatëm e klubit llapjan, përmendet edhe FFK-ja, derisa nga klubi kërkojnë takim edhe me klubet tjera pjesëmarrëse të Superligës së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Pas analizave të bëra, kemi vërejtur se këto gabime nuk janë të rastit, por duket se janë rezultat i një menaxhimi të gabuar dhe të njëanshëm nga ana e FFK-së dhe gjyqtarëve”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi.

Për “referimin e njëanshëm” siç e quan Llapi, klubi ka kërkuar takim me klubet e tjera të ALBI Mall Superligës.

“Për këtë arsye, pas përfundimit të sezonit, ftojmë të gjitha klubet e Albi Mall Superligës që të kërkojmë një takim urgjent me FFK-në për të diskutuar mbi këto çështje dhe për të kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe të paanshme për të gjithë. Ne nuk do të heshtim, dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një garë të pastër dhe të ndershme. Fundja, le të fitojë më i miri, por jo përmes gabimeve të gjyqtarëve që shërbejnë si ndihmë për klube të caktuara”, thuhet ndër të tjerash.

Llapi ka 10 ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës, derisa së fundmi u mposhtë nga Ballkani në Suharekë me shifrat prej 2-0.