Përplasje partnerësh, Ramadani ia numëron Hoxhajt punët që thotë se i ka bërë Ramush Haradinaj


Gazeta Express
14 Gusht 2019 11:42

Zyrtarit të AAK-së, Burim Ramadani, i ka penguar që LDK-ja dhe PDK-ja po flasin për qeverisjen e Ramush Haradinajt.

Ramadani thotë se shefit të tij duhet t’i njihen punët që, sipas tij, i ka kryer gjatë qeverisjes dyvjeçare.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, më herët tha se Haradinaj nuk i ka kryer punët e shtetit dhe se për shumë procese meritat i ka partia e tij.

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Mos u ndjeni keq ta pranoni të vërtetën!

Ky ka qenë vetëm fillimi.

Po lexoj që PDK-ja ka thënë se “Qeveria nuk e ka përmbushur misionin”, ndërsa LDK-ja që “është qeverisur në bazë të odave”.

Relaks në këtë fushatë njerëz të mirë.

Ramushit pranojani punët që i ka kryer!

Nuk kontestohet e vërteta.

Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!

Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,

2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,

3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,

4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.

A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.

Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.

Tjerat po vijnë!

Kemi shumë për të thënë.

Hajde po e kryqëzojmë për të metat, por bile t’ia pranojmë punët e mëdha. A bën kështu?

Te fundit


Kthehu lart