Përplasje mes Konfederatës së Sindikatave dhe Qeverisë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 18:52

Vazhdon përplasja mes Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe Qeverisë.

Sindikalistët nuk mund ta rinovojnë përfaqësimin e tyre, sepse kompanitë shtetërore dhe institucionet nuk kanë dashur tu dorëzojnë listat e nevojshme të punonjësve që janë edhe anëtarë të tyre, akuzon kryetari i KSL-së Bllagoja Ralpovski.

Sindikalistët nuk zbuluan se cilët drejtorë kanë refuzuar tua dërgojnë listat në sindikatë, por thanë se së shpejti do të dalin në publik dhe do të bëjnë publike.

Ata nuk heqin dorë nga ideja e grevës së përgjithshme në sektorin publik.

Nga Qeveria nuk u prononcuan, edhepse thanë se gjatë ditës do të dërgojnë qëndrim.

Paraprakisht nga Qeveria thanë se nuk kanë asgjë kundër që kjo sindikatë të pjesë e Këshillit ekonomiko- social dhe të bisedojë për tema të rëndësishme lidhur me të drejtat e punëtorëve.

Dy javë më parë sindikata e KSL-së organizoi protestë paralajmëruese në qendër të Shkupit ku adresoi kërkesa konkrete deri te pushteti.

Në të kundërtën, paralajmëruan se do të dalin në grevë të përgjithshme. Përveç pagave më të larta, sindikata e KSL-së ku janë anëtarë kryesisht administratorët, kërkon edhe pagesën e K15 në sektorin publik, ndërsa nuk pajtohen edhe me paralajmërimet e pushtetit që të punësuarit në sektorin publik të transferohen në ndërmarrje private, shkruan Alsat.

Te fundit


Kthehu lart