Përplasje kaotike në debatin e parë mes Trumpit dhe Bidenit: “A po e mbyll gojën, burrë?” - Gazeta Express
string(86) "perplasje-kaotike-ne-debatiin-e-paree-mes-trumpit-dhe-bidenit-a-po-e-mbyll-gojen-burre"

Gazeta Express

30/09/2020 8:25

Përplasje kaotike në debatin e parë mes Trumpit dhe Bidenit: “A po e mbyll gojën, burrë?”

Gazeta Express

30/09/2020 8:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është mësuar të përplaset me gazetarët dhe ai e kaloi debatin e së martës duke e përdorur të njëjtën taktikë që e përdor në Shtëpinë e Bardhë – pengimin.

Lexo Edhe:

Gjatë debatit 90-minutësh, Trumpi vazhdimisht ua ndërpreu fjalën disa herë gazetarit Chris Wallace dhe rivalit politik, Joe Biden, duke i lënë nën hije përpjekjet për të diskutuar rreth politikave dhe duke nxitur reagime për shkeljen e rregullave për të cilat ishin pajtuar, përfshirë kohën e barabartë për të folur.

“Të lutem, lëre nënpresidentin të flasë”, iu drejtua Trumpit udhëheqësi i debatit gjatë njërit prej rasteve kur ndërhyri presidenti amerikan.

Ndërkohë rivali i tij, Joe Biden, në një rast presidentit amerikan iu drejtua: “A po e mbyll gojën, burrë?”

‘Will you shut up, man?’: Biden and Trump clash in first US presidential debate

Trumpi e devijoi një pyetje kur iu kërkua t’i dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet militante, duke i sulmuar aktivistët e krahut të majtë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Trumpi nuk dëshiron të flasë për ato për të cilat ju keni nevojë – ju, populli amerikan. Kjo ka të bëjë me ju”, tha Joe Biden.

Përderisa Trumpi fliste, Bideni e tundte kokën, nganjëherë qeshte dhe kohë pas kohe ndalonte së foluri dhe rrinte i heshtur në shenjë acarimi.

I pyetur rreth taksave, Trumpi tha pa ndonjë dëshmi se ka paguar miliona dollarë dhe se kjo do të shihet, pavarësisht refuzimit për publikimin e kthimit të taksave që nga viti 2015.