Përplasja me policinë, prova që mund të çojë pas hekurave Suel Çelën dhe Enea Bekteshin


Gazeta Express
16 Korrik 2019 21:44

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit të ndodhur në shtator të 2017, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut agro-ushqimor.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sjellë prova të reja në gjykatë lidhur me përplasjen e “Audit” të zi me makinën e ish zv. drejtorit të policisë së Elbasanit, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të 2017 në tregun Agro-ushqimor.

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës.

Gjatë seancës, anëtarët e trupës gjykuese shikuan edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit” me makinën e ish- nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi. Avokatët e të pandehurve pretenduan se drejtuesi i “Audit”, nuk kishte si qëllim të godiste makinën e policisë, duke përjashtua versionin se ngjarja mund të ishte e qëllimtë. Sipas mbrojtjes, makinat e Gjegj Oshafit, “Volkswagen Golf” u godit në momentin ish-nëndrejtori po lëvizte indietro. 32-vjeçari Suel Çela akuzohet për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit, në incidentin e ndodhur në tregun agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017.

Ky i fundit rezulton në kërkim nga policia e Shtetit i akuzuar për disa ngjarje kriminale të pazbardhura të ndodhura në qytetin e Elbasanit disa vite më parë. Ndërkohë seanca e radhës u shty më 22 korrik për të parë edhe dy video të tjera nga trupi gjykues./ABC News

Te fundit


Kthehu lart