Përplasja me Melisën, Andi i kundërvihet Sindit: Për mua i ke humbur të gjitha vlerat - Gazeta Express
string(83) "perplasja-me-melisen-andi-i-kundervihet-sindit-per-mua-i-ke-humbur-te-gjitha-vlerat"

Përplasja me Melisën, Andi i kundërvihet Sindit: Për mua i ke humbur të gjitha vlerat

Rozë

Gazeta Express

01/12/2020 22:29

Largimi i Melisës nga studioja e “Për’puthen” dhe deklarata e Sindit ka shkaktuar debate edhe mes konkurrentëve të tjerë të emisionit.

Kështu, debati vijoi më tej ditën e sotme dhe çoi në replika mes Andit dhe Sindit. Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, e cilësoi të gjithë skenën e krijuar si një turp.

Lexo Edhe:

Ai i tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit duke shtuar se nuk i takon 22-vjeçares të ofendojë një femër. Ndërsa Sindi i mëshoi faktit që ka të drejtë dhe idesë se Melisa ishte ajo që e ofendoi e para, prandaj edhe debati agravoi në atë lloj mënyre.

Andi: Me vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.

Sindi: Përse mund të merren fjalët e mia si ofendim.

Andi: Në vendin tënd mund të ishte Tea. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishe ti. I tha të pëlqen seksi 200 %. Në këtë rast ishe në takim me të dhe i tha që ti përse dole me Sidnin kur të pëlqen seksi.

Sindi: Nëse Sindi i thotë, e ka shumë gabim, nëse i thotë Melisa, ka të drejtë.

Ditën e sotme, Melisa u rikthye në emision, ku sqaroi se ishte nxituar me veprimin e saj por ishte larguar sepse nëse do qëndronte debati do agravonte më tej. Melisa tha se i vjen turp për veprimet e bëra dhe kishte një përgjigje për publikun.

Do e agravoja situatën. Për njerëzit që nuk e kanë kuptuar, pyetja i ishte drejtuar Mevlanit, për të ditur për mënyrën se si ai i shikon dhe mendon gjërat. Më vjen turp për veprimin e bërë. Nëse njerëzit mendojnë që unë e le për një kafe, do t’i them që tani do e le për dy, do e marr me sportivitet.

Sindi nga ana tjetër, u shfaq tepër e bindur në ato që tha dhe nuk u tërhoq nga deklarata e bërë dje.