Një aksident i dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike ku një automjet tip Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot me portobagazh.
Lexo edhe: Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, një i plagosur në gjendje të rëndë
Goditja ndaj makinës familjare ka qenë aq shumë e fortë sa ajo ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi. Dy persona kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po heton shkakun e aksidentit.
Drejtuesi i Touaregut, pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua, e cila ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.
Rruga transballkanike është ndër më problematiket në Shqipëri.
/Gazeta Express
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...