Përplasen Vetëvendosje e krerët e veteranëve për Gjykatën Speciale


load
Gazeta Express
19 Tetor 2019 9:15

Sfida e Albin Kurtit në qeverisje padyshim se do të jetë Gjykata Speciale.

Për këtë institucion, Kurti disa herë ishte deklaruar se do ta shfuqizojë si të tillë dhe nuk do ti dorëzonte ish-luftëtaret aty.

E një debat për këtë premtim të Kurtit po e zhvillojnë Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

E kjo deklaratë  nuk i ka pëlqyer  zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit.

Ky i fundit përmes një postimi kishte thënë :” Gucati i kerkon Albinit shfuqizimin e Gjykates Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thote, per ata qe e kane sjelle Gjykaten Speciale! Po ikni atje!”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

Kësaj i është përgjigjur kryetari i OVL-UÇK, Gucati duke thënë se mbajtja e premtimeve është obligim i secilit.

“Në mbrojtje të “babes” paska reagu Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votu unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”, ka shkruar Gucati.

Te fundit


Kthehu lart