Përmirësohet ndjeshëm situata me COVID-19, asnjë i vdekur, bie edhe numri i të infektuarve dhe i të shtrirëve në spital - Gazeta Express
string(115) "permiresohet-ndjeshem-situata-me-covid-19-asnje-i-vdekur-bie-edhe-numri-i-te-infektuarve-dhe-te-shtrireve-ne-spital"

Përmirësohet ndjeshëm situata me COVID-19, asnjë i vdekur, bie edhe numri i të infektuarve dhe i të shtrirëve në spital

Gazeta Express

22/09/2020 15:24

Numri i të infektuarve, të shtrirëve dhe të vdekurve nga COVID-19, nëpër spitale, ditëve të fundit ka pësuar rënie të dukshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet rënia e dukshme e numrit të pacientëve me COVID-19.

Lexo Edhe:

Numri më i lartë i pacientëve që vdiqën nga COVID-19 në këto 22 ditë ishte më 1 shtator, në të cilën u shënuan 8 vdekje, ndërsa sot nuk kishte asnjë të vdekur.

Numri më i lartë i pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 në SHSKUK ishte shënuar më 2 shtator. Në këtë ditë, 435 ishin të shtrirë në SHSKUK dhe trajtoheshin për COVID-19.

Më 1 shtator u shënua numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19 në 22 ditët e fundit, ku u konfirmuan 338 të infektuar, ndërsa sot u konfirmuan 66 persona pozitivë me COVID-19.

Më poshtë mund ta shihni tabelën rreth numrit të personave që u trajtuan për COVID-19 në SHSKUK. /Express/