Përmbytjet në vend/ Rama: Problem mbeten rrëshqitjet e dherave nga shirat - Gazeta Express
string(71) "permbytjet-ne-vend-rama-problem-mbeten-rreshqitjet-e-dherave-nga-shirat"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 13:10

Përmbytjet në vend/ Rama: Problem mbeten rrëshqitjet e dherave nga shirat

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 13:10

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në vendin tonë ditët e fundit.

Rama  theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

Lexo Edhe:

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, është shprehur kryeministri.