Përmbytje në Fier, makinat “notojnë” në ujë


Gazeta Express
16 Maj 2019 17:46

Si pasojë e një sërë reshjesh intensive gjatë kësaj të enjte, disa prej akseve rrugore në Fier janë gjendur sot nën pushtetin total të ujit.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri se çfarë ka ndodhur në një segment të rrugës Fier- Patos, ku uji ka mbuluar dhe makinat.

Një situatë alarmante është paraqitur po ashtu edhe në zonën e Zharrëzës ku flitet për rreth 15 hektarë tokë bujqësore nën ujë./Express

Te fundit


Kthehu lart