Përmbajtja e ligjit për Dhomat e Specializuara - Gazeta Express
string(46) "permbajtja-e-ligjit-per-dhomat-e-specializuara"

Përmbajtja e ligjit për Dhomat e Specializuara

Gazeta Express

14/08/2020 20:20

Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale që pretendohet se janë kryer në Kosovë.

Themelimi i Gjykatës Speciale fillimisht nuk u mirëprit.

Lexo Edhe:

Madje dikush thoshte se deputetët nuk e dinin se çka po votonin.

Qëndrime të ndryshme pati edhe brenda partive politike.

Por ishte gushti i vitit 2015 kur me 82 vota për, 5 kundër e një abstenim kuvendi miratoi amandamentin nr 24 që paraqiste hapin e parë për themelimin e Gjykatës.

Ligji do të rregullonte organizimin, funksionet dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Themelimi i tyre sipas këtij ligji është i domosdoshëm për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Dhomat e specializuara konsiderohen si pjesë përbërëse e çdo niveli të sistemit të gjykatave në Kosovë, por kanë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera në vend.

Ato funksionojnë sipas ligjeve penale të zbatueshme që kanë qenë në fuqi mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000 dhe kanë juridiksion mbi veprat penale që pretendohet se janë filluar apo kryer në Kosovë.

Hetime sipas këtij ligji zhvillohen për secilin person, e pozita zyrtare nuk i liron nga përgjegjësia penale.

Të liruar nuk janë as personat që kanë zbatuar udhërat e qeverisë apo eprorit.

Dhomat e specializuara sipas ligjit mund të shfrytëzojnë provat që janë mbledhur gjatë hetimeve penale para themelimit të tyre, përfshirë hetime të autoriteteve policore në Kosovë e prokurorit të shtetit të Kosovës.

Ndërkohë vuajtja e burgimit në rast se do të ketë dënime, do të bëhet në njërin shtet që kryetari i Dhomave të Specializuara cakton.