Përleshje në Viti, një person përfundon në spital - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/11/2019 14:15

Përleshje në Viti, një person përfundon në spital

Lajme

Gazeta Express

18/11/2019 14:15

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Viti, ku pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari ka sulmuar viktimën.

Si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express