Të enjten rreth orës 21:45 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, është arrestuar një i mitur nën dyshimin se i njëjti së bashku me nëntë persona tjerë kishte qenë i përfshirë në rast ku një viktimë ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditur me thikë.
Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 02.07.2020-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se i njëjti së bashku me nëntë persona tjerë të dyshuar kishte qenë i përfshirë në rast ku viktima mashkull kosovar i mitur ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditë me ndonjë mjet të mprehtë – thikë, i cili si pasojë e kësaj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet ne raport.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...