Përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia jep detajet, në pamje shihen disa të shtrirë në tokë


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 9:56

Në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një përleshje masive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Madje, në disa pamje të ardhura në adresë të redaksisë së Telegrafit shihen disa persona të shtrirë në tokë.

Se ka ndodhur një rrahje e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, “rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë”.

“Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kaçavidë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që me rastin, i cili është cilësuar kanosje, po merren hetuesit e stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart