Përleshje në Kukës, protestuesit i zënë rrugën kryeministrit Rama


Gazeta Express
25 Qershor 2019 18:10

Një situatë e tensionuar në Kukës, ku dhjetëra protestues kanë dalë në rrugë në afërsi të aeroportit për t’i zënë rrugën ardhjes së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, të cilët kanë formuar kordon mbrojtës për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në vendin ku kreu i qeverisë do të mbajë fushtën elektorale.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa protestuesit kanë arritur ta çajnë një kordon dhe kanë vijuar më tej rrugën. Më pas kanë ardhu forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë “barrikaduar” kalimin.

Te fundit


Kthehu lart