Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë, tre të lënduar - Gazeta Express
string(68) "perleshje-mes-serbeve-dhe-shqiptareve-ne-fushe-kosove-tre-te-lenduar"

Gazeta Express

09/02/2020 20:00

Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë, tre të lënduar

Gazeta Express

09/02/2020 20:00

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës.

Rastin në fjalë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkohë Express merr vesh se tre persona janë të lënduar pas kësaj mosmarrëveshje dhe po trajtohen në QKUK. /Express/    

Advertisement
Advertisement
Advertisement