Përleshje mes grupeve të serbëve në Veri - Gazeta Express
string(40) "perleshje-mes-grupeve-te-serbeve-ne-veri"

Përleshje mes grupeve të serbëve në Veri

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 18:29

Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkaq në Leposaviq ka ndodhur një përleshje.

Qytetarët atje i kanë thënë gazetarit të T7, Çlirimtar Morinës, se bëhet fjalë për një përleshje në mes protestuesve atje.

Lexo Edhe:

Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga këto përleshje.

Të hënën, protestuesit serbë janë përleshur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it, disa prej të cilëve mbetën të lënduar.

Institucionet e Kosovës thonë se sulmet po vijnë prej bandave kriminale serbe të kontrolluara nga Beogradi. /Gazeta Express

VIDEO KËTU: PAMJE