Një përleshje mes dy familjeve në Hajvali ka ndodhur gjatë ditës së diel, me ç’rast 2 meshkuj kanë mbetur të plagosur dhe një vazhdon të qëndroj në mbajtje.
Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.
Ndërkaq, personi i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar dhe i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Ai vazhdon të qëndroj në spital nën sigurimin e policisë. Kurse, i dyshuari i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë i përfshirë në rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.