Përleshje me armë të ftohta në Shtërpcë, arrestohet një person


Gazeta Express
18 Gusht 2019 15:14

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Shtërpcë pasi ai ka sulmuar fizikisht një person të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku i dyshuari e ka sulmuar viktimën me thikë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart