Gazetar: Genc Godanci
Qentë endacakë shihen dhe dëgjohen kudo nëpër fshat.
Por të tjerët që u sollën këtu një ditë më parë, i kishin pronarët e tyre.
Qëllimi ishte thyerja e ligjit: organizimi i garës për përleshjen e qenve.
Për këtë arsye, shiritat e policisë janë krejt çka ka mbetur në vendngjarje.
Kjo kur arma e gjatë u shkrep nga Endrit Gashi nga Vitomerica pasi filloi konfliktin fizik me Agron e Mentor Gashin nga Ozdrimi i Pejës.
Ky i fundit, që është invalid i luftës, jep versionin e tij për T7.
Sipas tij, miqësia mes djalit të tij dhe atij që shkrepi armën deri vonë ishte e mirë.
Prandaj edhe dyshon se ka edhe tjerë të përfshirë.
Mirëpo krejt tjetër version jep pala tjetër, që akuzon këta për sulme të njëpasnjësshme ndsj tij.
Sidoqoftë ky tashmë është në arrati si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.
Ndonëse ilegale, gara të tilla po mbahen vazhdimisht.
Kjo dukuri ka shqetësuar edhe banorët përreth.