Përleshen familjarët në Rahovec, lëndohen pesë persona


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 22:09

Një përleshje e madhe ka ndodhur në Rahovec, përfshihen 15 persona, polica ndalon 6 nga ta, raporton T7

Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në këtë rrugë.

Madje këtë e dëshmojnë edhe njollat e gjakut, që ende janë evidente.

E këtu ndodhi një konflikt mes vëllezërve Neziri.

Ndërkohë, që në këtë incident u përfshinë plotë 15 persona, në mesin e tyre edhe gra.

Gjithçka ndodhi për shkak të kësaj rruge, në të  cilën njëri nga vëllezërit vendosi të mos i lejoj të tjerët të kalojnë.

T7 ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec.

Njëri nga vëllezërit, ka treguar për T7 si nisi e gjithë ngjarja.

Por, problemet me vëllain 70 vjeçar, sipas Xhemë Nezirit, kishin nisur, tash e 50 vite, prej kur babai u ndau pasurinë.

Madje, të njëjtit kanë dhe një proces gjyqësor të hapur.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje, edhe nga familja e Sokol Neziraj, i cili vuri dhe shenjat, ku vëllezërit e tjerë me familje të mos kalonin, me automjete.

Nga Policia në Gjakovë, thonë se të përfshirë në ngjarje, janë gjithsejtë 15 persona.

Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të martën u sollën 5 persona.

Dy prej të cilëve tashmë janë liruar, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të trajtohen.

Një nga mjekët kujdestar, ka treguar për gjendjen e tyre.

Të shtrirët në spital, janë duke u trajtuar, në përcjellje të Policisë së Kosovës.

Te fundit


Kthehu lart