Përkeqësohet bilanci në Spitalin e Pejës: Shkon në 15 numri i pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi - Gazeta Express
string(116) "perkeqesohet-bilanci-ne-spitalin-e-pejes-shkon-ne-15-numri-i-pacienteve-qe-jane-ne-gjendje-te-rende-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

11/08/2020 8:27

Përkeqësohet bilanci në Spitalin e Pejës: Shkon në 15 numri i pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Gazeta Express

11/08/2020 8:27

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa siç njofton spitali, aktualisht po trajtohen 73 pacientë me COVID-19

Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Lexo Edhe:

“Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 223 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Nga këta, 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi.

Ndërsa kanë qenë 2 lindje, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit 250 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.159 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 144 shërbime radiologjike dhe prej tyre 125 ekzaminime të rëntgenit, 12 EHO dhe 7 CT.