Dy konkurrentet e emisionit “It’s my Love”, Berati dhe Altini, janë përjashtuar nga emisionin për shkak të mos respektimit të fjalës së moderatorit, Valon Maloku.
Në promon e publikuar ditën e djeshme, shihet momenti i largimit të dyshes, por që as në këtë episod nuk munguan fjalosjet dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
Gjithashtu dhe Dini ka një problem me Lulzimin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili i është bashkuar “It’s my Love” si protagonist që nga episodi i kaluar.
Ndërsa, emisioni “It’s my Love”, është ndarë në dy pjesë, pasi që Kika këtë javë do të fillojë të njëjtin emision me të njëjtin emër, po të njëjtën ditë si emisioni i udhëhequr nga Valon Maloku.
Kika ka marrë me veti në emisionin e tij, ish-konkurrenten Elhemen, e cila kishte një takim me Dinin por se nuk arriti të realizohet për shkak të largimit të saj.