Përjashtimi i sportistes, që kishte sasi te lartë të testosteronit nga gara nuk është bazuar në fakte shkencore


Gazeta Express
21 Mars 2019 13:05

Rrregullat e reja sipas së cilave sportistet, të cilat kanë një sasi të lartë të testosteronit nuk mund të marrin pjesë në gara të atletikes sipas dy shkencëtareve janë konsideruar si ‘joshkencore’.

Vitin e kaluar, udhëheqësit e atletikes kanë vendosur një rregull, sipas së cilës femrat që marrin pjesë në gara të atletikes nuk duhet të kenë sasi më të lartë të testosteronit se pesë nnm(nanomol).  Mirëpo ekspertët e Revistes Shkencore në Britani të Madhe, thonë që ka shumë pak evidenca shkencore për efektin e testosteronit, që mund ta favorizojë një femër në gara të atletikes.

Rasti i atletes Sester Semenya, e cila nuk është lejuar të marrë pjesë në garat e atletikës për shkak të nivelit të lartë të testosteronit ka ngritur një çështje konflikti. Përderisa shkencëtarët e kundërshtojnë, udhëheqësit e atletikes thonë se ata dëshirojnë ta mbajnë një garë të hapur dhe te drejtë për të gjith femrat.

Sipas Dr. Sheree Bekker nga Universiteti Bath, ky rregull nuk ka ndonjë evidencë shkencore, sipas së cilës sasia e lartë e testosteronit do të favorizonte atleten e përjashtuar nga garat, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Niveli i testosteronit ndryshon edhe tek meshkujt, dhe kjo nuk duhet të definojë aftësitë e tyre për të garuar në atletikë”, tha Dr. Bekker. Ka edhe meshkujt të cilët kanë 16% sasi më të ulët të testosteronit, dhe femra të cilat kanë 14% sasi më të lartë të testosteronit. Testosteroni është vetëm një indikator, i cili ndikon në performancën e sportistëve në mesin e shumë faktorëve që janë edhe më më të rëndësisshëm. Kjo rregull e vendosur më parë, është pezulluar për një kohë derisa të bëhen shqyrtime të tjera. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart