Përhapet një video nga morgu, një burrë ngrihet nga tavolina e të vdekurve - Gazeta Express
string(73) "perhapet-nje-video-nga-morgu-nje-burre-ngrihet-nga-tavolina-e-te-vdekurve"

Përhapet një video nga morgu, një burrë ngrihet nga tavolina e të vdekurve

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 17:51

Një video e frikshme nga një morg rus filloi të qarkullonte në rrjetet sociale. Pamjet e kamerave të vëzhgimit, të postuara fillimisht nga një përdorues anonim në kanalin Telegram, shfaqin një burrë duke u ngritur nga një tavolinë në morg.

Në video fillimisht shfaqen dy burra të shtrirë nën çarçafë, por njëri prej tyre u ngrit nga tavolina ku mjekët i shtrinin të vdekurit. Videoja është realizuar në Tver, një qytet në pjesën perëndimore evropiane të Rusisë, shkruajnë mediat lokale, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazetarja e portalit SamaraOnline tregon se nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë në video, nëse dikush e ka shpallur të vdekur gabimisht njeriun apo është një marketing viral morbid për ta promovuar një film horror të ardhshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Punonjësit e morgut nga Tveri nuk konfirmuan se burri ishte ndonjë “kufomë e ringjallur”.

“Ndoshta është një gjë e inskenuar. Na kanë thirrur disa herë për këtë. Nuk ka lidhje me ne”, thanë nga morgu.

Për videon folën edhe nga Ministria ruse e Shëndetësisë.

“Videoja është e rreme. Dhoma në video, e cila dyshohet se është një nga dhomat e morgut në Tver, nuk duket kështu. Nuk ka morgje në Tver të ngjashëm me atë që shfaqet në video”, tha ministria.