Përhapet gripi sezonal, këto janë simptomat - Gazeta Express
string(42) "perhapet-gripi-sezonal-keto-jane-simptomat"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

07/12/2021 22:11

Përhapet gripi sezonal, këto janë simptomat

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

07/12/2021 22:11

Gripi sezonal i cili është përhapur ditëve të fundit ka bërë që deri në 300 persona të kërkojnë trajtim brenda një dite vetëm në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

 Sipas profesionistëve shëndetësorë, simptomat e këtij gripi janë; ethe, temperaturë, kollitje e djersitje. Ata thonë se ky grip më së shumti po i prekë fëmijët.

Lexo Edhe:

Për simptomat e gripit aktual në vend flasin edhe prindërit e fëmijëve të cilët si pasojë e gripit po u duhet të ua ndërpresin vijimin e mësimit fëmijëve të tyre.

“Kollitje temperaturë e plogështi’, tha një nënë për RTK’në.

“Fyti ka kohë që i është bllokuar”, tha një tjetër prind.

Simptoma të njëjta po u paraqiten edhe të rriturve.

Profesionistët shëndetësorë preferojnë që për gripin sezonal qytetarët të vaksinohen, të marrin vitamina dhe ushqime të shëndetshme si dhe të konsumojnë fruta e perime.