Përgjimet për shit- blerjen e votave, Rama “shfajësohet”: Nuk e kam zgjedhur unë Arta Markun!


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:18

Kryeministri Edi Rama i quan “sallatë fjalësh” përgjimet e prokurorisë për shit-blerjen e votave, ndërsa për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme thotë se nuk e ka zgjedhur ai.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama është shfajësuar në mënyrë indirekte për mosfillimin e hetimeve të prkurorisë për dosjen e famshme të përgjimeve ku kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit flet me persona me precedent penalë në lidhje me votat e zgjedhjeve të 2017.

Fillimisht Rama i ka quajtur përgjimet një sallatë fjalësh dhe më pas ka deklaruar se Arta Markun nuk e ka zgjedhur ai, por kuvendi “në dakordësi të plotë me faktorin ndërkombëtar”.

Rama: Unë nuk mendoj që 40% e shqiptarëve janë gati të përplasen. Kjo mund të jetë% e atyre që duan diçka tjetër, por jo që të përplasen. Mbi 80% e opinionit publik është kundër protestave dhe absolutisht refuzon dhunën

-Cfarë zgjidhje do t’i jepni vendit? 9 vite më parë i thonit Berishës që nuk ka zgjedhje (lexon çfarë ka shkruar Rama në vitin 2010)

Rama:  Sot jemi në një kontekst krejt tjetër. Nëse i referoheni periudhës pas vitit 2009, është e qartë se unë nuk flas për shtyrje zgjedhjesh, por për kërkesën tonë për të bërë një hetim parlamentar për zgjedhjet e 2009.

-Jeni në kontekste të ndryshme, në rastin tuaj për hapjen e kutive, në rastin e opozitës sot për përgjimet për vjedhjen e votës… Pra në thelb kriza është krizë. Keni apo jo zgjidhje?!

Rama: Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, por përgjime të dala për të cilat ka dhe një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor. Nuk ka përgjime të certifikuara por përgjime në shkelje të ligjit. Ka ndryshim.

-Ju mbani përgjegjësi për zgjedhjen e prokurores…

Rama: Me sallatë fjalësh nuk mund të bëhen gjyqe publike e aq më tepër të ndërtohen mbi to strategji politike

-Ju keni patur ndonjë shqetësim për blerjen e votave? I keni thënë prokurores që po njolloset me ato përgjime

Rama: Nuk ka nevojë e nuk kam të drejtë të thash asnjë prokuror se kush njolloset. E kam thënë, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të detyrës. Nuk e kam zgjedhur unë Prokuroren e Përgjithshme, por kuvendi i Shqipërisë në dakortësi të plotë me faktorin ndërkombëtar.

-Prokuroria është kthyer në bunker që nga dita që ju zgjodhët Markun nëse doni ta dini ju

Kjo është një pretencë që bëni ju. Unë nuk e kam zgjedhur prokuroren e pergjitshme./Express

Te fundit


Kthehu lart