Përgjigjja interesante e Contes pas emërimit të Pirlos në stolin e Juventusit - Gazeta Express
string(78) "pergjigjja-interesante-e-contes-per-emerimin-e-pirlos-ne-stolin-e-juventusit-2"

Gazeta Express

10/08/2020 11:01

Përgjigjja interesante e Contes pas emërimit të Pirlos në stolin e Juventusit

Gazeta Express

10/08/2020 11:01

Antonio Conte është i lumtur me emërimin e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juve e shkarkoi menjëherë Maurizio Sarrin dhe vetëm pak orë më pas, i befasoi të gjithë duke ulur në stol legjendën, Andrea Pirlo.

Lexo Edhe:

Lidhur me emërimin e Pirlos trajner të Juves ka folur edhe Conte, i cili e ka syërvitur për disa vite legjendën e Milanit dhe Juventusit.

“Jam shumë i gëzuar për Andrean. Përtej asaj që më ka dhënë në futboll, është një njeri i jashtëzakonshëm, për të cilin kam shumë respekt. Pastaj, kjo gjë, pra që futbollistët që më parë i stërvitja dhe tani po bëhen trajnerë më bën të mendoj se po plakem. Fat të mbarë Andreas!”, deklaroi Conte.

Interi i Contes sonte luan sic e konsideron ai, ‘finalen’ e madhe në Europa League.

Nga ora 21:00, favoriti për t’i shkuar deri në fund kësaj gare, përballet me Bayer Leverkusenin për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/