Pasditen e sotme një 60-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Prezë të Vorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56, ku automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Po ashtu në Sarandë një tjetër i moshuar humbi jetën në rrethana të ngjashme.
Aksidenti u regjistrua në fshatin Vrion, ku automjeti tip “Benz” ka goditi aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.
Ndërsa rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, janë përplasur dy motocikleta.
Njëri nga drejtuesit e motocikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....