Përfundon takimi mes Metës e partive të vogla opozitare, Shehi: Data e zgjedhjeve vendoset me konsensus politik


Gazeta Express
12 Qershor 2019 20:11

“Një hap i vogël në drejtimin e duhur”. Kështu e ka cilësuar kreu i LZHK-së Dashamir Shehu takimin mes Presidentit Ilir Meta dhe partive të vogla politike të opozitës, bisedë e cila u zhvillua për të diskutuar mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Shehi u shpreh se në takim nuk është folur për një datë konkrete, por nga ana tjetër biseda ishte frytdhënëse për të krijuar klimën e duhur që palët politike, posaçërisht PD e PS të ulen dhe të vendosin mbi mbajtjen e zgjedhjeve.

Shehi: Qe një takim shumë miqësor dhe sipas tezës së presidenti, u munduam që të sqarojmë këtë situatë. E falënderuam për këtë që ka bërë për zgjidhjen e krizës, por gjykojnë se si takimi i parë në këtë situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme. Aksioni opozitar nuk mund të reduktohet. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme.  Mundësia e një marrëveshje politike, që të merren në konsideratë kërkesat e opozitës. Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur. Data do të dalë nga marrëveshja politike.

Meta i thërriti aleatët e Bashës për një bashkëbisedim në lidhje me krizën politike dhe mungesën e një date zgjedhjesh, pasi 30 qershori u anulua prej Kreut të Shtetit me dekret, duke argumentuar se zgjedhjet rrezikonin stabilitetin e vendit, krijimin e një procesi monopartiak dhe zhvleftësimin e gjysmës së votuesve në Shqipëri./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart