Përfundon rinumërimi i votave në QNR - Gazeta Express
string(36) "perfundon-rinumerimi-i-votave-ne-qnr"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 16:51

Përfundon rinumërimi i votave në QNR

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 16:51

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Gazetën Express.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, tha Elezi.

Ai ka thënë se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës. Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi  për Gazetën Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement