Përfundon në pranga drejtori i Kadastrës në Berat, merrte para për lejet e legalizimit - Gazeta Express
string(85) "perfundon-ne-pranga-drejtori-i-kadastres-ne-berat-merrte-para-per-lejet-e-legalizimit"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 19:44

Përfundon në pranga drejtori i Kadastrës në Berat, merrte para për lejet e legalizimit

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 19:44

Është arrestuar mbrëmjen e sotme Drejtori i ASHK-së Berat ,Ervin Nelaj, 38-vjeç. Urdhri pêr arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat,në banesën e tij,në lagjen “30 Vjetori”.

NJOFTIMI NGA POLICIA
BERAT.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Lexo Edhe:

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.