Përfundon ndeshja mes Prishtinës dhe Flamurtarit


Gazeta Express
20 Korrik 2019 20:04

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Flamurtarit dhe Prishtinës me rezultat të barabartë 1-1. Ndeshja kishte karakter testues ndërmjet rivalëve të qytetit ku u provuan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion të dyja palët.

Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistët në prova, braziliani Ferrari për të cilin sot ishte testi i fundit dhe shqiptarin nga Ulqini, Andjelo Rudoviç i cili do të vazhdoj të qëndroj ende në përgatitje.

Megjithëse pjesa e parë shumë më impulsive dhe me disa gjuajtje në portë, sidomos të futbollistëve bardhekaltër, portat mbetët të pakrekura.

Ndërsa, me gjithë iniciativën më të madhe në pjesë të dytë nga Prishtina, ishte Flamurtari që avancoi e para me golin e shënuar nga penalltia nga zëvendësuesi Festim Krasniqi – 74’, ndërsa për bardhekaltrit pas aksionit me tre proteza të Mankendës e Fetahajt, shënoi për rezultatin e barabartë, përfundimtar, Januzi – 84’.

Bardhekaltrit të mërkurën zhvillojnë testuesen e dytë përball anëtarit të promovuar në Ligën e parë, Ulpiana nga Lipjani, ndeshje kjo për vendin e zhvillimit të saj ju njoftojmë ndërkohë.

Ndërsa të shtunën më 27 korrik në Çair, Shkupi e pret Prishtinën.

Flamurtari – Prishtina 1-1 (0-0)

Golat: Festim Krasniqi 74’ (p) – Ahmed Januzi 84’

Shikues: mbi 200

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Granit Hyseni, Fatbardh Rrahimi

KV: E. Krasniqi

KK: A. Granchov

Flamurtari: Ardit Nika – Lorik Maxhuni, Veton Kabashi, Angel Granchov, Hriste Ilievski, Agron Bruqi, Arbnor Zeqiri, Egzon Krasniqi, Ernes Isljami, Adem Maliqi, Tervioll Stullqaku. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

Prishtina: Alban Muqiqi (Eglant Haxho – 46’) – Armend Thaqi (Ramush Ramadani – 65’), Leotrim Bekteshi (Agon Xhaka – 62’), Ahmet Haliti (Art Maloku – 73’), Tun Bardhoku (Ferrari – 66’), Qendrim Zyba (Diar Miftaraj – 46’), Lorik Boshnjaku (Ahmed Januzi – 58’), Endrit Krasniqi (Ergyn Ahmeti – 46’), Meriton Korenica (Andjelo Rudoviç – 46’), Kreshnik Uka (Gauthier Mankenda – 46’), Trimron Selimi (Liridon Fetahaj – 46’).

Te fundit


Kthehu lart