Përfundon edicioni i 11-të i “Vihuela Guitar Festival”
Arte
Gazeta Express
20/11/2023 15:43
Edicioni i 11 i festivalit ndërkombëtar të kitarës “Vihuela Guitar
Festival” ka përfunduar mbrëmë, duke ofruar një mbrëmje të jashtëzakonshme
me kitaristin dhe kompozitorin Timotej Kosovinc.
Publiku kishte rastin të shijonte një program të pasur me vepra nga
kompozitorë të njohur si Johann S. Bach, Isaac Albeniz, Leo Brouwer, si dhe dy
kompozime nga vetë kitaristi Kosovinc. Gjatë netëve të festivalit gjithashtu
performuan Admir Doçi dhe Bozhana Pavlova si dhe u mbajtën punëtori të
ndryshme.